Drinas

 
Kalendari i mbjelljes për bujq

Këtu tregohen datat më të përshtatshme për mbjellje të farave dhe bimëve. Lista është krijuar nga një institut i njohur i bujqësisë duke u bazuar në fakte historike. Mbjellja sipas hënës nuk është zbulim i sotëm. Mbjellja sipas hënës është përdorur edhe para pesë mijë vjetëve nga popujt e lashtë. Kjo vetëm është vërtetuar si fakt.

Faktorët tjerë të cilët ndikojnë janë lagështia e dheut, a është ara larg apo afër lumit, a është toka rrafsh apo kodër dhe lloji i dheut. Për ndihmë mund të kontaktoni Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Nëse i mbillni farat sipas këtij kalendari përfitoni disa herë më shumë dhe nuk keni nevojë që të blini nga fqinjët për tu ushqyer edhe vetë, gjatë verës apo dimrit.

Edhe pse pozita e hënës ka rëndësi për mbjellje, mbjellja mund të bëhet edhe gjatë ditës. Nëse fusha tek kalendari më poshtë është e zbrazët do të thotë se nuk mbillet fara brenda ose data e mbjelljes në tokë nuk ka dallim.

  Mbjellja e farave brenda Hëna e përshtatshme Mbjellja në tokë Hëna e përshtashme
Bizelet     prill 1 - 15 prill 14 - 15
Domatet mars 18 - prill 1 mars 18 - 29    
Fasulet     maj 13 - 27 maj 13 - 27
Karrotat     prill 8 - 22 prill 8 - 13
Kungujt prill 15 - 29 prill 15 - 28 maj 20 - 27 maj 20 - 27
Lakrat mars 18 - prill 1 mars 18 - 29 maj 6 - 20 maj 13 - 20
Lakrat romane mars 18 - prill 1 mars 18 - 29 prill 22 - 29 prill 22 - 28
Lulelakrat mars 18 - prill 1 mars 18 - 29 maj 6 - 20 maj 13 - 20
Marulet prill 1 - 15 prill 14 - 15 maj 6 - 27 maj 13 - 27
Misri     maj 27 - qershor 3 maj 27
Panxharët     prill 22 - qershor 3 prill 29 - maj 12
Patatet     maj 13 - 27  
Qepët     prill 15 - 22  
Rrepkat     maj 6 - 20 maj 6 - 12
Selinoja mars 18 - prill 1 mars 18 - 29    
Specat mars 18 - prill 1 mars 18 - 29    
Shalqinjtë prill 15 - 29 prill 15 - 28 maj 27 - qershor 3 maj 27
Spinaqi   prill 1 - 15 prill 14 - 15
Trangujt prill 15 - 29 prill 15 - 28 maj 20 - 27 maj 20 - 27