
Nëse lisi mbillet në një vend tjetër gropa duhet të jetë aq e thellë sa në vendin prej ku është shkulur. Kjo mund të shihet lehtë nga madhësia e rrënjës. Mbuloni gropën me dheun e gropuar, jo me dhe tjetër.
Lageni me ujë lisin vetëm nëse toka është e thatë. Në gropë nuk guxon të futet pleh, por vetëm mbi dheun e mbuluar dhe vetëm nëse duket se ka nevojë për ushqim të shtuar.