Përgatitje për rrezik
Me këtë dituri keni mundësi shumë më të madhe që të shpëtoni jetën tuaj ose të fëmijëve tuaj në rast të rrezikut, luftës së armatosur nga njerëzit e çmendur dhe parazitë të shoqërisë, ose shkatërrimit nga natyra.
- Transistor të radios, me disa bateri reservë
- Llampë, me disa bateri reservë, eventualisht me mundësi të dhënies së dritës si alarm
- Kuti e ndihmës së shpejtë, me fashë dhe mjet dizenfektues
- Udhëzim për ndihmë të shpejtë
- Çakmak (të mbëshjellur me plastikë që të mos laget)
- Barna të mjaftueshme nga mjeku, nëse keni një sëmundje.
- Para të gatshme (valuta e përdorur nga shteti juaj dhe fqinj)
- Çelës rezervë të automjetit
- Hartë të rrethinës
- Listë me emra dhe adresa të farefisit (në rast të lëndimit të rëndë edhe shpëtuesit mund ta përdorin)
- Tre litra ujë në ditë për secilin person, për më së paku tre ditë
- Ushqim me afat të gjatë të përdorimit (disa mund të përdoren deri dhjetë vite)
- Çelës për ushqim të konservuar
- Sapun, brushë për dhëmbë, pastë për dhëmbë
Kur ndalet furnizimi me energji elektrike
Ne jetojmë tani në shekullin e teknologjisë. Furnizimi me energji elektrike nuk ndërpritet as në shtetet më të varfëra në botë. Nëse ju nuk keni furnizim me energji elektrike për disa orë do të thotë se ka ndodhur një fatkeqësi në rrjetin tuaj lokal, ose një katastrofë e madhe.
Për këtë arsye duhet të keni kujdes se si silleni, sepse jeta juaj dhe e të tjerëve varet nga ju:
- Ju duhet të keni patjetër një transistor me bateri për të dëgjuar lajmet nga stacionet e radios.
- Ju duhet të telefononi vetëm në raste të domosdoshme me telefon celular. Ju duhet të kuptoni se nëse të gjithë telefonojnë për llafe pa rëndësi, rrjeti telefonik bllokohet.