
Rreziqet më të shpeshta ndodhin në shtëpi, sidomos me fëmijë të cilët nuk kanë dituri të mjaftueshme që të kujdesen për vetëveten. Këto janë disa këshilla që mund të ju ndihmojnë që t'i shmangeni rreziqeve.
Mëso fëmijët se çka do të thojnë shenjat e rrezikut. Nëse ti nuk ke dituri të mjaftueshme pyet dikë që ka. Largoj më së miri të gjitha sendet e rrezikshme nga prania e fëmijëve.
Fëmijët e vegjël mund të mbyten në ujë vetëm 5 centimetra thellë. Shumë herë fëmijët mbyten sepse prindi është larguar nga banjo vetëm një kohë të shkurtë për të kapur telefonin. Në ato raste njeriu harron se fëmiu është në banjo. Nëse cingërron telefoni, mbëshjtelle fëmiun me peshqir dhe merre me vete.
Rryma elektrike mbyt shumë fëmijë (dhe të rritur) nga kabllo e hapur e elektricitetit. Kontrollo prandaj se a janë isoluar të gjitha kabllot mirë. Menjëherë bën diçka që të shmanget rreziku. Nëse ndodh një fakteqësi e ndien pastaj vetën ti si prind fajtor gjithë jetën.
Nëse fëmijët hanë shpejtë atyre mund të ju mbes ushqimi në fyt dhe të vdesin. Nëse ata nuk kanë kohë që të hanë ngadalë, për shembull në mëngjes kur nuk zgjohen me kohë për të shkuar në shkollë, jepju të hanë diçka që përtypet lehtë.