
Në këtë pjesë të sajtit mund të lexoni këshilla shëndetësore dhe ndihmë për tjetrin në rast të rrezikut ose sulmit nga një sëmundje. Këto këshilla janë të përgjithshme dhe nuk mund të krahasohen me ndihmën profesionale të mjekut — natyrisht nëse ai mjek beson në etikën e tij.
Në viset shqiptare as 1% e popullsisë nuk ka dituri për ndihmën e parë. Kësaj nuk i kushtohet fare rëndësi nga autoritetet, për shembull për të detyruar një lëndë mësimore në të gjitha shkollat. Në Gjermani 80% e popullsisë e ka diplomën e ndihmës së parë, sepse kjo është e detyruar si lëndë shkollore.
Edhe nëse besoni në fe, duhet të kuptoni se zoti ju ka krijuar juve që të kujdeseni për vetën tuaj dhe për të tjerët: ai ju ka dhuruar juve mendjen, sytë, duart, këmbët. Ai nuk ju ka krijuar si njeri në këtë botë për ta nderuar priftin, hoxhën ose kryetarin e fshatit si udhërrëfyes, sikur të ishit vetë të verbër, por për të bërë diçka të mirë e cila e përmirëson jetën tuaj dhe të tjerëve në këtë botë. Kjo është detyra juaj dhe asgjë tjetër.
Kështu thotë prirësi Dalai Lama: “Kjo është feja ime e thjeshtë. Nuk na duhen tempuj fetar; njeriu nuk ka nevojë për besim të ndërlikuar. Mendja jonë, zemra jonë është tempull; filozofia e jetës është mirësia për njëri tjetrin.”
Nëse jeni udhëheqës i të tjerëve, kujdeseni për ata. Mos jetoni nga kurrizi i njerëzve tjerë vetëm sepse keni mësuar më shumë dredhi se ata. Mos jetoni nga djersa e të tjerëve vetëm sepse ata kanë frikë nga vrasësit tuaj.
Në shumë raste viktima mund të shpëtohet nga vdekja nëse veprohet shpejtë. Ju lutem, nëse vëreni se personi tjetër ka sjellje jo normale dhe nuk reagon mirë, thirrni ambulancën dhe sqaroni mirë se çka vëreni. Për shembull personeli i ambulancës ka mundësi që përmes telefonit të ju udhëzoj se si t'i jepni masazh zemrës në rast sulmi.
Nëse thërrisni nga një shtet i cili nuk zbaton diktaturë për kombin e tyre, thirrja për ndihmë është pa pagesë, nga lidhja telefonike në shtëpi ose me telefon celular.
Dramatik është numri i viktimave shqiptare nga sulmi i zemrës. Kjo viktimë mund të jetë anëtar i familjes suaj dhe ju mund të ja shpëtoni jetën e tij ose të saj.
A e dini ju se jeta mesatare në fshatin tonë Drinas është 30 vjeq! Kjo është më e ulët se në Afrikë ku nuk bie shi kurrë dhe njerëzit nuk mund të mbjellin asgjë në tokë për tu ushqyer. Nëse nuk e besoni këtë statistikë ndaluni dhe kujtoni se sa foshnje, sa djem e sa vajza, sa gra e burra kanë vdekur në lagjen tuaj në moshë të re, ose sa foshnje kanë vdekur menjëherë, ose disa ditë pas lindjes.
Nëse e keni dikë i cili jeton në shtet i cili nuk zbaton diktaturë kundër kombit të tyre (shiko këtu listën e shteteve me qeveri me demokraci të plotë (Full), me të meta (Flawed) ose kopile (Hybrid) ) kërkoni që të marrin ata ilaçet nga atje se këto janë të kontrolluara nga organet qeveritare. Veprimtaritë shëndetësore në shtetet demokratike nuk guxojnë që të kenë për qëllim kryesor fitimin, pa marrë se a vdes pacienti.