
Shqiptarët kanë moshën më të re në Evropë, por përdorin më shumë alkool se gjithë të tjerët. Ata edhe vdesin shumë më herët fqinjët tjerë përreth. Dëmi më i madh që shkaktohet është përdorimi i tepruar dhe kryesisht me pije alkoolike të këqija ose me helme kimike. Secila veprimtari e cila prodhon alkool në mëmëdhe shumë lehtë mund të paguaj bakshish për inspektorët e korruptuar. Këta i mbyllin sytë pastaj nga dëmet e qarta për shëndetin e banorëve. Këtu janë fajtorë udhëheqësit politik shqiptarë me dituri të kufizuara mendore, sadist, lakmitarë dhe qelepirxhi.
Alkooli përdoret me shekuj nga njerëzit. Në shumë kultura dhe fe lejohet (apo sugjerohet) përdorimi i alkoolit gjatë ceremonive të ndryshme. Kjo për shembull nuk është e vërtetë për drogë. Njerëzit ende nuk mund të tregojnë me lavdi se një natë më parë kanë përdorur shumë drogë në një festë pa u kritikuar (në praninë e tij apo kur largohet ai) nga të tjerët. Por konsumimi i alkoolit tolerohet edhe pse jemi të sigurt se është i gabuar sikur droga.
Ajo që gjithashtu është e vërtetë se alkooli është shumë më i rrezikshëm se droga. Nëse alkooli konsumohet një kohë të gjatë, truri ka pastaj nevojë për përdorimin e tij. Njeriu mund të vdes edhe nëse nuk pi më. Nëse vazhdon vdes ai ashtu kështu. Nuk ka kthim prapa. Në rastin e drogës mund të rehabilitohet njeriu më lehtë në klinika speciale. Me alkool në 35 të rasteve njeriu vdes.
Ajo që është e qartë është se truri nuk punon më si duhet. Pjesa e trurit e cila ka funksion të na mbrojë nga gabimet, që është një lloj i frëngut, nuk funksionon më. Për këtë arsye ne sillemi sikur krijesat tjera primitive të cilat nuk e përdorin trurin e tyre sikur ne: ne pastaj ose gëzohemi shumë, ose hidhërohemi shumë, pa trurin tonë pra.