Drinas

 
Astma

Astma është sulm i muskujve në organet e frymëmarrjes deri te mushkëritë. Këta muskuj rrudhen dhe personi që ka astmën nuk mund të dërgojë ajër të mjatueshëm deri te mushkëritë, njësoj sikur peshku kur largohet nga uji. Për të penguar mundësinë e sulmit edhe ju mund të ndihmoni, sidomos me fëmijët që nuk mund të kujdesen për vete:

  • nuk duhet të pihet duhani në afërsi, sepse kjo e fillon astmën
  • duhet të shmangen gjërat për të cilat personi është alergjik
  • duhet të pengohet që personi të ftohet kur ndërron moti
  • duhet të pengohet që personi të vrapojë ose të merr pjesë në sport
  • kontrolloni të rrahurat e zemrës gjatë sulmit, nëse janë të rralla thirreni mjekun menjëherë ose dërgoni pacientin në spital
  • jepi ilaçin që ja ka caktuar mjeku, dhe kontrollo sasinë e ilaçit, për shembull Ventolin

Mos u bëni budalla, sikur disa prindër nga fshati ynë të cilët më thonin gjatë vizitës sime se janë kundër ilaçeve edhe pse fëmija i tyre gati nuk mund të merrte frymë në prehër të nënës. Përdorni maskën me ventolin për fëmijën, se pa ajër truri nuk punon dhe ja ndalon rritjen fëmijës.

Hiqu asaj se çka thojnë fqinjët. Fëmijës suaj i duhet ilaç për zgjerimin e muskujve të frymëmarrjes se pa frymë të mjaftueshëm mijëra qëliza në tru vdesin dhe nuk ringjallen më.

Ju lutem mos e tymosni atë duhan, të nginjurit të dreqit, afër fëmijës se ai vret atë më keq se plumbi.