Drinas

 
Këshilla për mbrojtje nga djegia
 
varra e mbyllur nga djegia         varra e hapur nga djegia
  • menjëherë pas djegies vendosni varrën nën ujë të vakët që rrjedh, më së paku 5 minuta. Pas kësaj pak nga pak ulni temperaturën e ujit deri sa të bëhet ai i ftohtë dhe mbani varrën më së paku edhe 5 minuta të tjerë nën ujë. Mos e teproni me ujë të ftohet se varra mund të ftohet tepër. Largoni rrobat të cilat nuk janë të ngjitura në varrë.
  • Mos e lyeni varrën kurrë me diçka! Mos e pranoni këshillën e mjekut i cili e ka mësuar profesionin nga gjyshja e tij. Mos ju besoni as sharlatanëve të cilët e kanë blerë titullin e doktorit dhe ju thonë se duhet të lyhet varra, se ju prishin lëkurën tuaj përgjithmonë.
  • Mbuloni varrën pas ftohjes me fashë sterile. Varrën jo të hapur mund ta mbuloni me një pëlhurë të pastër.
  • Nëse personi është djegur shumë dhe duhet të dërgohet në spital, nuk duhet as të hajë dhe as të pijë.
  • Nëse viktima dërgohet në spital, duhet të udhëtoj i ulur, kurrë i shtrirë. Koka duhet të jetë gjithmonë më lartë se sa pozita e trupit.