Hemorroidet janë të ënjtura të damarëve të anusit. Ekzistojnë tre lloje të hemorroideve:
- Hemorroidet e brendshme.
Të ënjtura të damarëve brenda zorrës së drejtë. Këto hemorroide gjakojnë brenda pa shkaktuar dhembje të madhe.
- Hemorroidet e shkarëzyera.
Këto hemorroide janë të rëna jashtë anusit dhe mund të futen brenda duke i shtyrë lehtë.
- Hemorroidet e jashtme.
Damarë jashtë anusit. Këto hemorroide mund të shkaktojnë dhembje dhe të pëlcasin duke shkaktuar gjakderdhje.
Nëse i ke hemorroidet e ke një gungë në fund të anusit dhe mund të kesh gjakderdhje kur shkon në nevojtore.
Çka i shkakton hemorroidet?
Hemorroidet shkaktohen nga shtypja në damarët e anusit. Kjo ndodh nga tensioni kur dalim për nevojë ose nga diarreja.
Kush mund t’i ketë hemorroidet?
Secili njeri. Më së shumti shans për këtë sëmundje është trashëgimi nga prindërit. Gratë shtatzënë shpesh e kanë këtë sëmundje sepse shkaktohet nga shtypja e foshnjës ose gjatë lindjes. Bartja e gjërave me peshë të rëndë mund të shkaktoj gjithashtu hemorroidet.
A duhet të shkoj te mjeku nëse i kam hemorroidet?
Nëse keni gjakderdhje shkoni patjetër tek mjeku. Gjakderdhja mund të jetë edhe shenjë e kancerit.
Çka mund të bëni që ta pengoni sëmundjen?
- Në ushqim përdorni fibër (lëndë prej fijesh të holla, të forta e të epshme bimore, minerale). Hani frute të freskëta. Buka me grurë ose misër gjysmë të bluar është burim më i madh prej fibre se sa buka e bardhë dhe e pastruar me mjete kimike në fabrikë.
- Pini shumë lagështi (mos pini alkool). Më së miri është më së paku dy litra ujë në ditë.
- Mos hani ushqim që mund ta shkaktojë diarrenë. Diarreja i shkakton pastaj hemorroidet ose i keqëson ato.
- Mos pritni kohë të gjatë nëse duhet të dilni për nevojë. Shkoni menjëherë.
- Përdorni ulëse për të dalur për nevojë. Mos qëndroni të varur se kjo e keqëson shumë gjendjen.
Çka mund të bëni që ta lehtësoni dhembjen?
- Bëni banjë të nxehtë
- Pastroni anusin me leckë të lagët, për shembull përdorni lecka për foshnje.
- Vendosni akull mbi hemorroide. Kjo e zvogëlon të ënjturën.
Ilaçet
- Mos përdorni krem ose ilaçe tjera pa diagnozën e mjekut