
Më së shpeshti veshët infektohen gjatë pushimit veror nëse notoni në ujë të ndytë. Përdorni më mirë lëvozhgë të veshëve gjatë notimit. Veshi ka funksion me rëndësi, jo vetëm për dëgjim, por edhe drejtpeshimin e trupit.
Bëni dush të nxehtë 10 deri 20 minuta derisa barku skuqet. Terni pastaj barkun me peshqir dhe dhembja kalon.
Është shumë keq për shëndet nëse flini të shtrirë në bark. Natyrisht se është vështirë të kontrolloni se si flini, por së paku kur shtriheni shtriheni në njërën anë të trupit ose në shpinë.
Nëse keni dhembje të kokës, mos pini kafe ose pije tjetër me përmbajtje të kafeinës. Edhe çaji përmban kafeinë (teinë). Kafeina ndikon negativisht. Nëse keni dhembje koke duhet të hani këto gjëra: djath të ri, frute (më së miri nektarinë, pjeshkë, dardhë ose shalqi) dhe perime (më së miri trangull (kastravec), sallatë, qepë dhe karrotë).
Atë që nuk duhet të hani ose pini nëse keni dhembje koke janë këto gjëra: kafe, jogurt, alkool, pjepër, qershi, domate, bukë të nxehtë, sheqer dhe ëmbëlsirë.
Nëse keni dhembje të rregullt të kokës shkruani një ditar se çka hani dhe çka pini dhe sa dhembje keni atë ditë. Kjo ju ndihmon që të kuptoni arsyen e dhembjes suaj dhe është ilaç më i mirë se të gjitha mjetet kimike në dispozicion.
Mëngjesi është shumë me rëndësi për organizëm për tu ushqyer. Jo vetëm për ata që dëshirojnë të jetojnë të shëndoshë, por edhe për ata që dëshirojnë të humbin peshë duhet të hanë githmonë në mëngjes. Ky është rezultati i ekspertëve të shëndetësisë pas një analize disa vjeqare.