 |
|
 |
| ndalja e gjakëderdhjes |
|
vendi ku duhet të vendoset gishti |
Rrjedhja e gjakut nga hunda
Rrjedhja e gjakut nga hunda ndodh për shumë arsye, për shembull nga goditja në hundë, nga thithja e ajrit të tharë, nga alergjia, por edhe vetëvetiu pa asnjë arsye. Rrjedhja e gjakut mund të ndalet me këto veprime:
- Uluni ose qëndroni drejtë që të ngadalësohet qarkullimi i gjakut deri te damarët e hundës
- Mos e lakoni kokën prapa! Shumë njerëz gabojnë këtu.
- Mbylleni hundën me gishtin e madh dhe gishtin tregues, pa zbatuar forcë. Merrni frymë me gojë.
- Nëse pas kësaj gjakosja nuk ndalet thirreni ndihmën e shpejtë.