Drinas

 
Si t'i shmangeni stresit?

Në vitet e pasluftës është rritur dramatikisht numri i njerëzve me pengesa mendore. Kjo ka të bëjë me korrupsionin e fëlliqtë të autoriteteve ushtarake të ardhura në pushtet pas ndarjes nga ish Jugosllavia. Të gjitha shpresat e njeriut të ndershëm zbehen dalë nga dalë deri sa ai ose ajo nuk sheh më rrugëdalje tjetër dhe në shumë raste bën vetëvrasje.

Këtu do të ju shkruaj unë disa këshilla të thjeshta. Nëse ju keni vështirësi serioze ju lutem që të ju tregoni haptas familjes suaj dhe të kërkoni ndihmë profesionale. Mos harroni se prindërit ju duan juve, edhe nëse nuk ju kuptojnë. Nuk kanë faj ata. Kurrë nuk kanë pasur mundësi që të mësojnë se si bëhet me të vërtetë jetë e lumtur.

Nëse jeni prindër kuptoni situatën e fëmijës suaj, bisedoni me atë, shtroni pyetje me kujdes dhe gjeni arsyen. Mos e dërgoni fëmijën menjëherë te mjeku i specializuar me shërim me drogë. Stresi nuk shërohet me injeksione, por me dashuri dhe kujdes për gjendjen e keqe të tjetrit.

Si t'i shmangeni stresit?

Shmanguni njerëzve që ju bëjnë nervoz. Merruni më së paku një gjysmë orë në ditë me gjëra që më të vërtetë ju pëlqejnë, për shembull shikoni një film qesharak, dëgjoni muzikë qetësuese, shetituni në natyrë, etj.

Metoda e cila propozohet nga psikologët dhe gjithmonë ka sukses është nëse numëroni deri në dhjetë kur ju thotë dikush diçka ofenduese. Kështu i jepni kohë të mjaftueshme pjesës kryesore të trurit i cili ka funksionin e analizës. Pëndryshe pjesa e trurit ku rregullohen emocionet e merr përsipër tërë kontrollin.

Natyrisht se edhe pjesa e trurit ku rregullohen emocionet (prapa ballit) ka funksion të rëndësishëm për njeriun, për shembull në rast rreziku. Nëse jeni duke ecur në xhungël, dhe një luan ju sulmon, pjesës kryesore të trurit nuk i lejohet që të analizojë situatën, por ai duhet të veprojë. Por nëse nuk jetoni në xhungël duhet ta analizoni gjithmonë situatën para se të veproni.