Drinas

 
Këshilla për ndihmë në rast të sulmit të zemrës

Si mund të kuptoni se personi ka sulm zemre?

  • Kur është e qartë se polsi është shumë i shpejtë ose shumë i ngadalshëm.
  • Kur personi ka dhembje në gjoks.
  • Kur personi merr frymë vështirë.
  • Kur personi e humb vetëdijën.
  • Kur personi ka të rrahura të parregullta të zemrës.

Si të veproni?

Menjëherë thirreni ndihmën e shpejtë. Kjo nuk ju kushton juve asgjë. Ky numër është falas edhe nëse e përdorni telefonin celular. Keni kujdes se ndoshta kjo nuk vlen nëse ju përdorni rrjet të shtetit të huaj për telefonin tuaj. Qeveria e korruptuar e sotme shqiptare dëshiron të fitoj nga i gjalli ose i vdekuri i kombit të saj.

Numrat e telefonit për ndihmë të shpejtë (policia, zjarrëfikësit dhe ambulanca) janë:

Të gjitha shtetet brenda Bashkimit Evropian (gjithashtu për Kroaci, Mal i zi, Maqedoni dhe Serbi) 112
Shqipëri 127
Kosovë
Numri i njohur nga BE 112 është hequr nga përdorimi në Kosovë në vitin 2008
911

Për shtetet tjera shikoni listën e plotë këtu.

Tregoni mjekut se personi ka sulm zemre!

Vendosni personin në një pozitë të mirë dhe ku ka ajër të mjaftueshëm (hiqeni nga mjegulla e duhanit patjetër). Dëgjoni mirë se çka thotë viktima. Filloni menjëherë me masazh të zemrës (dëgjo këshillat përmes telefonit nëse nuk keni dituri për masazh vetë; vendosni telefonin afër dhe lëshoni autoparlantin me zë të mjaftueshëm).