Drinas

 
Këshilla për temperaturën e fëmijës

Të rriturit kanë mundësi që të tregojnë se si ndihen, por kjo nuk vlen për fëmijët. Këtu do të ju tregoj unë disa këshilla të cilat mund të shpëtojnë jetën e fëmijës suaj.

Temperatura normale e fëmijës është 36 deri 36.8 °C

Termometri

Ju lutem shumë prind që të blini një termometër për matje të temperaturës se nuk kushton më shumë se një birrë për fytin tuaj. Në Evropën perëndimore termometri më i shtrenjtë kushton dy euro, se nuk guxohet të fitohet me shëndetin e banorëve aty. Pyetni mërgimtarët që të ju sjellin juve një termometër për temperaturë në vend të një çakmaku ose një pako me cigare Marlboro për ju, për hoxhën, për priftin, ose për zotin e partisë së lagjes suaj.

Matja e temperaturës

Për të matur temperaturën vendosni termometrin nën sqetull dhe për foshnje më së miri përdorni termometër anal (për bythë). Lexoni udhëzimin e termometrit se sa kohë duhet të prisni që të lexoni temperaturën. Termometrat digjital përdorin sinjal me zë (tingull me muzikë) se cila temperaturë e trupit është e saktë në atë moment.

Dërgimi i fëmijës tek mjeku në viset e korruptuara (shqiptare)

Mendoni mirë para se ta dërgoni fëmijën te mjeku, se tani ordinancat private fitojnë aq shumë sa shpërndarësit e drogës në shtetet tjera nga bota. Për këta “mjekë” secili ka nevojë për shërim me “ilaçet” nga sponsori i tij.

Mos ju shihni ju këtyre për të madhe se pjesën më të madhe të fitimit duhet ta ndajnë për organet autoritare për leje të veprimtarisë së tyre ose janë të detyruar të shesin prodhime mjekësore pat a pat nuk nevojë fëmija për to.

Disa kompani nga fqinjët tanë e bazojnë fitimin e tyre kryesor nga tregu i shqiptarëve dhe mjekëve blerës të tyre. Bakshishi i këtyre kompanive për mjekun dhe organin vendimmarrës nga politika e kalon shumën me gjashtë shifra si shpërblim për shkatërrimin e shëndetit të shqiptarëve.

Fëmija është i juaji dhe ka nevojë për ju si prind

Para se ta dërgoni fëmijën tek mjeku duhet të keni të qartë se temperatura mund të jetë rritur shkaku i dhëmbëve që rriten ose sepse ju e keni veshur fëmijën tepër trashë në krahasim me temperaturën për atë stinë.

Shikoni sjelljen e fëmijës. Nëse e kap veshin me dorë ose nëse vëreni lëng infektues, ai ka infektim veshi. Nëse rrotullohet dhe e vë dorën në bark ai ka dhimbje barku. Ndoshta kjo sëmundje është shkaktuar nga ushqimi i huaj i blerë në vetëshërbim pa asnjë kontroll nga organet e shëndetësisë nga shteti juaj.

Analfabeti nga ministria e shëndetësisë (me merita nga partia udhëheqëse) mund ta mbys fëmijën tuaj. Ai ndoshta e ka blerë diplomën me paratë e dërguara nga vëllai i tij nga Zvicrra dhe ka më pak dituri se ju për mjekësi.

Vizitoni mjekun me moral dhe jo me status nga partia politike e cila i ka “fituar” votat

Mos e vizitoni mjekun vetëm sepse ai e ka titullin më të lartë të mundur në mjekësi nga qeveria juaj. Ndoshta atij i duhet ky titulli për të udhëtuar me çantën e tij me drogë në shtetet tjera ose për të shitur pjesët e trupit të pacientit i cili “rastësisht” nuk ka pasur shpëtim nga sëmundja e tij ose nga “fatkeqësia” e pamundur për shpëtim.

Informata për mjekun e ndershëm është shumë me rëndësi

Po, pa asnjë dyshim, ka mjekë shqiptarë të ndershëm. Këtë ju garantoj unë, se i kam takuar personalisht dhe e njoh mashtruesin lehtë. Mos e humbni besimin. Për këta mjekë të ndershëm e gjithë informata, pa marrë parasysh se ju duket juve pa rëndësi, ka rëndësi shumë të madhe. Prandaj pyetni nënën për të gjitha hollësitë, sidomos nëse jeni prind të cilit nuk i intereson jeta e djalit ose vajzës, sepse jeni "burrë sipas kanunit".

Ju lutem shumë, merreni nënën e foshnjes me vete kur shkoni te mjeku dhe mos ja mbyllni asaj gojën kur flet për situatën e fëmijës. Lejoni mjekut të kuptojë arsyen pse nuk ndihet fëmija mirë. Jeta e fëmijës varet nga kjo informatë.