Drinas

 
Këshilla për rëndësinë e pirjes së ujit

Pse duhet të pimë më së paku dy litra ujë të pastër në ditë?

Thjeshtë: sepse trupi ynë është 80% ujë dhe ky ujë duhet të pastrohet rregullisht.

Për trup

Pirja e ujit është e mirë për trup, sepse mbeturinat e organizmit pastrohen dhe është mirë për zemër. Nga një hulumtim amerikan është vërtetuar se njerëzit që pinë së paku pesë gota ujë në ditë kanë rast 41% më pak për sulm zemre se sa ata që pinë më pak se dy gota. Gjithashtu njeriu ka rast shumë më të vogël për kancer të zorrëve dhe 50% më pak shans për kancer të tëmthit.

Për energji

Organizmit i duhet shumë më tepër energji nëse nuk ka ujë të mjaftueshëm. Nëse keni etje do të thotë se organizmi dërgon alarm se i duhet atij ujë dhe nëse truri nuk ndërmerr asgjë rrezikohet të shkatërrohet diçka.

Për lëkurë të bukur

Pirja e së paku dy litrave të ujit në ditë kujdeset që lëkura (fytyra juaj) të jetë e bukur.

Për humbje të peshës

Provoni fustanin e vitit të kaluar, pantallonat. Nëse nuk mund të mbyllni pullën nuk do të thotë se mjetet e pastrimit të rrobeve i kanë fajet. Do të thotë se ju pini diçka tjetër në vend të ujit.

Nëse ju dhemb koka shpesh

Dhembja e kokës nuk është gjithmonë shkak i nervozës, por shpesh sepse truri nuk ka ujë të mjaftueshëm për të punuar si duhet.

Këshillë për ata që pinë alkohol në mbrëmje

Pini më së paku dy gota të mëdha ujë para se të flini dhe të nesërmen nuk ju dhemb koka. Koka dhemb sepse truri nuk ka ujë. Truri është 85% ujë. Alkoholi e shter ujin. Për këtë arsye njeriu edhe mund të vdes kur truri nuk ka më ujë.

Keni kujdes. Mos e teproni me pirjen e ujit!

Nëse përqindja e ujit në trup teprohet (p.sh. mbi katër litra në ditë) njeriu mund të humb vetëdijen dhe mund të vdes. Kur është shumë nxehtë nuk duhet të pini tepër ujë, se trupi mund të helmohet me ujë të tepërt.