
“Kam udhëtuar rreth e rrotull shtetit dhe nuk e kam parë asnjë njeri i cili është lypës, i cili është hajn. Kam parë pasuri të tillë, moral aq të lartë, njerëz të atij kalibri, sa që mendoj se nuk mund ta pushtojmë këtë shtet, nëse nuk e thyjmë shtyllën e kurrizit të këtij kombi, e cila është trashëgimi i tyre kulturor dhe shpirtëror.
Për këtë arsye propozoj që ta ndryshojmë sistemin e tyre shkollor, kulturën e tyre, sepse nëse njerëzit mendojnë se çdo gjë e huaj është më e mirë dhe më e vlefshme se sa ajo që është e tyre, ata e humbin besimin në vetevete, kulturën e vendit të tyre dhe bëhen ajo që ne dëshirojmë, komb i nënshtruar”.
Nga fjalimi i një ministri në parlamentin anglez para vendimit për pushtimin e Indisë
Kemi qenë dhe jemi më të varfër se të tjerët edhe pse kushtet e jetës dhe natyra janë më të përshtatshme se tek të tjerët. Kemi qenë dhe jemi të nënshtruar nga të tjerët edhe pse kemi dituri të njëjtë. Kemi jetuar dhe jetojmë me kufij të mbyllur nga të tjerët edhe pse askujt nuk dëshirojmë t'i bëjmë keq dhe as nuk dallojmë nga të tjerët me ngjyrë të lëkurës ose me pamje të trupit.
Udhëheqësit tanë ngulin këmbë se na duhet padron i huaj patjetër, ushtri e huaj, polici e huaj, sistem i huaj i rregullimit të shtetit, filozofi e huaj e jetës, mjek i huaj për tu kujdesur për shëndetin tonë, ndërmarrje e huaj për të ndërtuar rrugët tona, ndërmarrje e huaj për tu kujdesur për rrjetin tonë telefonik dhe të internetit dhe sociologë të huaj për të bërë plane për jetën tonë të përditshme.
Kjo e bën njeriun që ta urrej jetën në vendin e tij, por ikja nuk është e mundur në asnjë mënyrë. Njeriu nuk mund të ikën nga vetëvetja. E vetmja zgjidhje është përmirësimi i situatës. Vetëm një grup i vogël, vetëm një njeri mund të bëj mrekulli nëse bën mirë. Bota është pasqyrë e asaj që jemi vetë.
Në këtë pjesë të sajtit i kam shkruar disa këshilla të thjeshta shoqërore të cilat ju ndihmojnë ta kuptoni vetën dhe të tjerët. Ajo që është më me rëndësi është zhdukja e urrejtjes dhe xhelozisë. Me urrejtje nuk fitoni asgjë. Kur ju e urreni të korruptuarin e fëlliqtë dhe kriminelin pis ai fiton. Vetëm kundër dashurisë nuk ka mbrojtje ai, se këtë nuk e njeh.
Ne e kemi tani një sistem të ri dhe është me rëndësi që njerëzit këtë ta kuptojnë. Ky sistem nuk mund të kaloj kaq shpejtë. Nuk është i shkurtër. Mund të zgjas gati edhe sa socializmi dhe është një përzierje specifike botrash.
Ai i ka në vete më të këqijat e socializmit dhe më të këqijat e kapitalizmit. Është në fakt një lloj pushteti jo demokratik, në esencë kapitalizëm një partiak i një pushteti të pandryshueshëm ku kapitalistët nuk janë sipërmarrës, por plaçkitës.
Esad Koçani, për qeverinë nga Mali i Zi dhe Kosova
Ne ndoshta kurrë nuk do të jemi në gjendje ta gjykojmë fajtorin. Ndoshta edhe nuk ka nevojë. Dëmi i bërë nuk zhbëhet.
Ndoshta sabotohet me qëllim zhvillimi intelektual, ekonomik, gjuhësor dhe kulturor në atdhe. Por këta sabotues janë vëllezërit dhe motrat tona, jo i huaji. Në vend që t'i urrejmë këta dhe të zemërohemi ndoshta duhet ta mbyllim gojën e të mos fjalim asnjë fjalë të keqe. Ndoshta kemi faj vetë si familje (shoqëri) se janë këta njerëz në këtë gjendje të sëmurë shpirtërore.
Po të kishit ju një vëlla me aftësi të kufizuara mendore dhe po t'i jipte atij dikush pushtet, a do të zemëroheshit ju në vëllain tuaj kur ai ju bën dëm juve dhe të tjerëve? Kështu është edhe shteti dhe qeveria. Mos u zemëroni as në vëllain tuaj me mendje të sëmurë dhe as në armikun me lakmi të sëmurë. Zemërohuni në gjendjen e keqe dhe gjeni zgjidhje! Gjendja është sëmundje e cila duhet të shërohet. Ju mund ta shëroni atë vetë!
Mos u zemëroni në atdhe. Sëmundja i ka fajet tek një organ i trupit, jo i gjithë trupi!