Drinas

 
Këshilla për sjellje në shoqëri

Shkëndija e vogël e ndez zjarrin e madh

Bëni mirë për të tjerët me gjëra të vogla. Ata i mbajnë këto në mend më shumë se gjërat e mëdha. Nëse ju i dhuroni dikujt diçka shumë të shtrenjtë ai frikohet se keni qëllim tjetër, ose se jeni duke investuar në diçka për vete shumë më të madhe se dhurata. Edhe nëse kjo nuk është në pyetje dhurata e madhe i vë njerëzit në pozitë të keqe.

Kur shkoni në vizitë tek dikush mos shkoni me duar të zbrazëta

Për shembull kur ju thërret dikush në darkë merrni një sallatë me vete si falënderim për ftesë ose vetëm një kastravec. Tingëllon qesharake kjo e fundit, por më shumë respekt do të keni se kur shkoni me duar të zbrazëta.

Mos merrni diçka me vete me shpresë se të tjerët ju respektojnë pastaj më shumë, sepse deri sa të largohesh nga shtëpia e tyre e ndien vetën keq. Secili e vëren kur ti ke qëllime të fshehta.

Blini dhuratë duke menduar sikur të ishte për ju

Nëse tjetri e tymos duhanin, por nuk ka para të mjaftueshme dhe është i detyruar të blejë cigare ilegale nga Bullgaria me helme të shumta kimike, mos ja dhuroni ti një pako Marllboro nga Gjermania. Kjo mund të ketë ndikim negativ. Të nesërmen ai prapë duhet të tymos bërllok.

Nëse ju ja dhuroni një alkoolisti i cili gjithë ditën pin birra të Pejës një kuti me birrën më të shtrenjtë në Gjermani, mos u befasoni nëse përgjigjja e tij është se ato birra janë më të këqija se birrat e Pejës. Të nesërmen nuk ka më këso birra dhe natyrisht se duhet të thotë ai kështu.

Në vend të kësaj jepjani një dhuratë tjetër që është në të mirën e tij, për shembull një ujë të fytyrës nga Gjermania. Këtë e vlerëson ai shumë më tepër dhe ka leverdi shumë më gjatë.

Nëse e keni dikë shok jepjani një kuletë. Sa herë që e hap atë ju kujton juve. Nëse e ke dikë shoqe jepjani një çantë për gra. Ajo ju kujton juve shumë më tepër me këtë se sa dhjetë kuti Marllboro çdo tre muaj kur vjen në Prishtinë.

Këshillë për të huajt të cilët e vizitojnë fshatin Drinas

Nëse shkoni në vizitë tek shoku juaj ose kolegu mos i blini dhuratë gruas së tij se kjo nuk konsiderohet e mirëseardhur. Kjo nuk vlen për gratë nëse ia blejnë burrit të shoqes një dhuratë. Njëra gjini është më e barabartë se sa tjetra në fshatin tonë. Pabarëzia sipas gjinisë ose moshës është ligj sipas kanunit.