Ai e ka blerë BMW-në ose Mercedesin e ri për vete dhe për gjithë anëtarët e familjes dhe i ndërron sa herë që prodhohet një model më i ri. Ai i ka tre shtëpi në kryeqytet. Njëri vëlla i tij i ka gjashtë hotele dhe dhjetë restorante. Tjetri vëlla i tij ka tetë pompa të benzinës. Vajza e tij i ka tetë dyqane të modës. Djali i tij është pronar i të gjitha mjeteve të transportit publik në qytet...
Lista nuk ka fund. Mos u bëni sllav i vetëvetës duke u krahasuar me tjetrin. Mos e pini këtë helm! Ja disa këshilla të cilat ju lirojnë nga ky burg pa bërë asnjë faj.
- Mos i krahasoni arritjet tuaja, situatën tuaj dhe fitimin tuaj me të tjerët. Krahasimi me të tjetët nuk ka fund.
- Bëni vetën të lumtur. Lumturia nuk është e lidhur me gjëra materiale, por vetëm me ndjenja. Njeriu i cili punon vetëm për tu pasuruar materialisht vdes nga inati nëse ju jeni të lumtur. Kur ju brengoseni ai kënaqet.
- Përmirësoni mundësitë që keni, mos e lejoni suksesin e huaj të ju pickoj.
- Mos i lejoni fjalët e të tjerëve që ta prishin qejfin tuaj. Jeta juaj nuk varet nga mendimi i të tjerëve. Ndjekni zemrën tuaj se ajo ju tregon rrugën e drejtë.
- Nëse besoni në Zot, besoni se Zoti nuk ka gabuar me ju. Secili e ka një qëllim në këtë jetë. Njeriun e keq e ka krijuar Zoti për një qëllim dhe sigurisht është dënuar me këtë detyrë për një faj. Zoti ju shpërblen juve për dashurinë tuaj për të tjerët, gjithmonë. Nëse nuk besoni në Zot për në në shkencë dhe fizikë është njësoj. Vetëm emri është ndryshe i një force e cila na ka krijuar dhe na ka vendosur këtu për një qëllim të mirë, pëndryshe nuk do të ishim krijuar si krijesë me tru inteligjent.
- Kënaqeni nga puna të cilën e bëni, jo vetëm nga fitimi material nga ajo punë. Nëse punën tuaj të cilën e bëni nuk do ta bënit pa pagesë, as me pagesë nuk keni dituri për atë punë. Ju garantoj. Prandaj mos mendoni vetëm në para, pa marrë parasysh se me djersën apo gjakun e kujt fitohet.
- Bëni punën tuaj mirë dhe me kujdes. Shpërblimi nuk do të mungoj.
- Harroni të gjitha gjërat të cilat ju bëjnë nervoz dhe xheloz. Nëse disa njerëz nuk bëjnë asgjë mirë, por i marrin të gjitha paratë që janë dispozicion, mos u brengos. Harroni këtë punë. Ata do ta marrin shpërbimin e tyre. Nëse ju mbjellni therra në arë në muajin maj a mund të vjelni speca në shtator. Edhe ata të cilët nuk besojnë se ka Zot dhe se ai e sheh sjelljen e dikujt duhet të kenë kujdes. Kur njeriu vetëm me mashtrues dhe të korruptuar shoqërohet, natyrisht se mashtrohet nga mashtruesi sikur që është vetë. I miri bën mirë. I keqi vetëm keq.
- Faljuni gabimet të tjerëve. Kjo ju lehtëson zemrën. Mos e bartni barrë urrejtjen dhe inatin, pa nevojë.
- Me rëndësi, pra. Zot apo shkencë. E mira dhe e keqja shpërblehen sipas meritës.