
Dy psikologë rus e kanë bërë një eksperiment. Këta i kanë përdorur dy fëmijë, për të cilët është udhëzuar një grup njerëzish që të kujdesen mirë, t'i ushqejnë mirë dhe t'i shetisin në natyrë me ajër të pastër - sikur të gjithë fëmijët tjerë, mirëpo është udhëzuar që të mos ketë asnjë kontakt me fëmijët: as me shikim, as me prekje dhe as me fjalë.
Tragjikisht është vërtetuar se njeriu nuk mund të jetoj pa kontakt me të tjerët. Të dy fëmijët kanë vdekur.
Njeriut i duhet kontakti patjetër. Për këtë arsye shumë njerëz të këqij i mbyllin kundështarët e tyre në burg dhe ju ndalohet biseda me të tjerët. Kjo i then ata shpirtërisht dhe ju ndërron mendjen. Edhe nëse lëshohen nga burgu këta nuk janë ata që ka qenë para burgimit. Në shumë raste këta të liruar bëjnë më keq se armiku për kombin e tyre. Për fat të keq kombi ynë ka trashëguar dhe trashëgon ende sot shumë udhëheqës të liruar nga burgu me këtë qëllim.
Njeriu duhet të jetë shumë, shumë intelegjent që të mbajë në mend çdo gënjeshtër që e thotë. Më lehtë është që të tregoni të vërtetën. Nëse nuk dëshironi të tregoni gjëra personale, nuk ka nevojë. Mbani ato për vete, por mos tregoni gënjeshtra. Ato që ju i thoni i mbajnë mend të tjerët më mirë se ju vetë.
Ne i kemi dy veshë e një gojë, prandaj duhet të dëgjojmë më shumë se sa që duhet të flasim. Kjo është shumë lehtë. Kur bisedoni me dikë tjetër harroni vetveten. Nëse të njëjtën gjë e bën personi tjetër atëherë të dytë fitoni. Kjo edhe ndodh zakonisht. Njerëzit e kopjojnë gati gjithmonë sjelljen e tjetrit.
Njerëzit shumë më tepër ju respektojnë nëse interesoheni për ata. Mos humbni kohë me hidhërim. Asgjë nuk fitoni ju. Vetëm humbje keni.
Të hidhërohesh në tjetrin është sikur të kapësh një gurë nga zjarri për t'ia gjuajtur tjetrit. Vetëm dora juaj digjet.
Mos u hidhëroni me kritikën e të tjerëve. Nëse vërejtjet janë me vend personi tjetër ju do të mirën, edhe nëse nuk ju pëlqen ajo në atë moment. Nëse tjetri ka për qëllim që të ndihet vetë më mirë duke u krahasuar me ju si person ai nuk flet për ju por për vetëveten. Nuk është problem i juaj ky. Vetëm keqardhje duhet të keni për atë.
Nëse mendoni se tjetri ju kritikon me qëllim të manipulimit, tregoni drejtë pa u hidhëruar se si e ndieni vetën. Mos gënjeni se tjetri e vëren, edhe nëse nuk thoni asgjë me fjalë. Ndoshta kritikuesi ka të drejtë. Mos e ekzekuto tjetrin pa gjykim, pa dëshmitarë dhe pa të drejtë avokati. Vetëm kriminelët veprojnë kështu, se vetëm për veten mendojnë.