Drinas

 
Këshilla për sjellje në shoqëri

Mendo pozitivisht

Shumë njerëz e urrejnë jetën e tyre. Sidomos tani në viset tona të varfra shqiptare, sikur që është fshati ynë. Kjo situatë është keqësuar jashtëzakonisht viteve të fundit me udhëheqjen me kopukë dhe parazitë. Prandaj këtu mund të lexoni disa këshilla të cilat ju ndihmojnë.

Nëse nuk më besoni provoni këtë vetëm një javë dhe do të vërtetoni se kam pasur të drejtë.

Vepro, mos u ngatërro në mendime pa rrugëdalje

Mos ju nënshtro askujt. Mos ecën me kokë të përulur. Nuk ka lidhje se sa medalje ja kanë ngjitur në gjoks tjetrit. Ti ke vlerë në shoqëri. Mos e dëgjo propagandën në televizor dhe mos i lexo se çka thonë gazetat. Ti nuk ke ardhur nga planet tjetër dhe ke aq të drejtë sa secili njeri tjetër.

Mos e lavdëro tjetrin me shpresë se ke dobi nga ai. As te i miri dhe as te i keqi nuk do të kesh dobi. Të dytë e kuptojnë qëllimin tënd. Nëse qëllimi yt është që të bëhesh shok i të keqit ai e do interesin e tij. Lavdërimi nuk ka shans.

Mos e humb identitetin tënd. Mos e shkëmbe atë për një vend pune, për një makinë, për një banesë në kryeqytet ose për një karrige në kuvend. Nëse e shkëmben lirinë tënde për materializëm do të vdesësh së gjalli.

Hiqe urrejtjen

Mos bëj asgjë për inat të tjetrit. Lëri pallavrat e farefisit të cilët bëjnë krahasime materiale. Nisu nga zemra jote. Ajo duhet të jetë rregulluar së pari mirë. Atë e vlerësojnë ata më shumë tek ti se se gjitha të tjerat.

Bër mirë për të tjerët se ndihesh mirë vetë

Premtoja vetës se çdo ditë do të bësh tre të mira. Do të çuditesh se si ndërrohet bota për ty.

Buzëqesh

Buzëqesh gjithmonë kur i sheh të tjerët. Mos e ngatërro buzëqeshjen me qeshje. Edhe nëse tjetri ka dhimbje buzëqeshja jote ja lehtëson barrën. Me buzëqeshje edhe të keqit ja shkund moralin nga gjumi, sepse as ai nuk ka lindur kriminel. Ndoshta vetëm nga ajo buzëqeshje ai e vret një njeri tjetër më pak atë ditë, qoftë vetë, qoftë me urdhër, qoftë tërthorazi me sjelljen e tij në shoqëri.

Jeta është film dhe ju jeni vetë regjisor dhe aktor. Jeta është pikturë dhe ju jeni vetë pëlhurë dhe piktor.