
Kurrë mos mendoni se tjetri ka më pak vlerë vetëm sepse nuk i grah BMW-së ose Mercedes-it të ri. Ke respekt për të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh statusin e tyre në shoqëri, pa marrë parasysh se cilën gjuhë e flasin, cilën gjini, cilën fe ose cilën ngjyrë të lëkurës e kanë.
Të gjithë njerëzit kanë familje. Nesër ndoshta i vjen radha tjetrit të ulet në karrigen tënde dhe e mban mend mirë se çka i ke bërë vëllait, motrës, nënës ose babait të tij. Kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë.
Në një anekdotë tregohet se si një menaxher nga Gjakova kishte shkuar të blinte bukë në furrë, por nuk kishte kohë të mjaftueshme se shkonte në një bisedë për një projekt të madh në Prishtinë. Furra quhej “Vatani” dhe ishte shumë e vogël. Aty punonte një grua bukur e vjetër.
Ai thotë kësaj që të ngutet, por ajo thotë se sa e ka hapur furrën dhe ai duhet të pres pak. Ky i zemëruar i thotë prapë që të ngutet, por ajo nuk e bën këtë dhe ia shpjegon arsyen se bukët janë mbi njëra tjetrën dhe ngjishen nëse nuk vendosen në raft. Ky i nervozuar e fyen atë duke e quajtur lopë plakë dhe del nga furra pa blerë asgjë.
Kur mbërrin tek kompania për bisedë për fat të mirë pajtohet kompania me atë projekt dhe fitimi ishte për këtë i madh. Drejtoria e asaj kompanie i thotë këtij që të vjen pas një jave për ta nënshtruar kontratën me pronarin. Ky i gëzuar i falënderon ata dhe i pyet se mos e dinë ndonjë furrë në afërsi se nuk ka ngrënë bukë ende. Ata i tregojnë se ku është një furrë në afërsi të kompanisë së tyre dhe njëri nga drejtorët i thotë këtij:
“Ej, të tregoj diçka interesante. Nëna e pronarit të kompanisë sonë e ka një furrë në Gjakovë. Furra quhet Vatani”