Drinas

 
Këshilla për sjellje

Protokolli i internetit për nxënës të shkollave

  1. Në internet unë do të kërkoj vetëm tema të cilat kanë të bëjnë me shkollën time ose shkollimin tim.
  2. Të tjerëve ju dërgoj mesazhe e-postare vetëm për gjërat që kanë të bëjnë me shkollën time ose shkollimin tim.
  3. Kur bisedoj me të tjerët e përdori vetëm emrin tim. Nuk ju tregoj kurrë të tjerëve mbiemrin tim. Nuk ju jap të tjerëve numrin tim të telefonit, adresën time e-postare dhe as adresën e prindit ose numrin e tij të telefonit. Të tjerëve nuk ju tregoj adresën e shtëpisë dhe as emrin e fshatit tim ose qytetit.
  4. Menjëherë i tregoj arsimtares ose arsimtarit nëse shoh informatë të papërshtatshme në ueb për moshën time.
  5. Kurrë nuk e lejoj tjetrin që të takohet me mua në të vërtetë, vetëm sepse kemi biseduar në linjë së bashku.
  6. Njerëzve në internet nuk ju dërgoj fotografi personale ose nga shkolla, por vetëm nëse arsimtari ma lejon këtë.
  7. Nuk përgjigjem në mesazhe kërcënuese ndaj meje ose ndaj shkollës. Kur brengosem i tregoj arsimtares, arsimtarit ose drejtorit të shkollës sime.
  8. E kuptoj se nëse shkruaj mesazhe nga shkolla ime gjuha e pastër shqipe e shkrimit është me rëndësi jo vetëm për mua, por edhe për fytyrën e shkollës sime dhe gjithë kombit tim shqiptar.
  9. Kur e pranoj një mesazh nga personi të cilin nuk e njoh menjëherë e lajmëroj arsimtaren ose arsimtarin.
  10. Nuk shkarkoj programe nga interneti dhe nuk i instaloj ato në kompjuterin e shkollës sime pa leje.
  11. E kuptoj se nëse hapi faqe të sajteve të papërshtatshme për moshën time, drejtori i shkollës mund ta shoh këtë dhe e lajmëron prindin ose kujdestarin tim dhe ai mund të ndëshkohet për këto veprime nga unë.
  12. Nga shkolla nuk flas unë me të tjerët me sisteme për bisedë në linjë, nuk shkarkoj muzikë, lojëra dhe gjëra tjera, pa lejen e arsimtares ose arsimtarit.
  13. Nuk i ndryshoj parametrizimet e kompjuterit të shkollës me të cilin punoj.
  14. Kur kompjuteri nuk punon si duhet e lajmëroj arsimtaren ose arsimtarin pa u frikuar se më fajësojnë mua.
 

Ky protokoll është shkruar nga një arsimtar i fshatit Drinas. Nëse edhe ju jeni arsimtar, i nderuar mysafir i kësaj faqe, ju lutem që ta shtypni këtë protokoll në letër dhe ngjisni atë në lokalet me kompjuterë të shkollës suaj.

Mos harroni se ju shqipe arsimtarë e keni detyrë morale mbrojtjen e vajzave dhe djemve tanë. Rroga e ulët e qeverisë së korruptuar shqiptare sot nuk ju jep leje për shpërfillje. Etika e profesionit tuaj si arsimtar duhet të jetë e pastër sepse është shumë me rëndësi, jo vetëm për lumturinë e kombit tonë por për të gjitha kombet tjera në botë.

 

Lejohet kopjimi dhe shpërndarja e këtij protokolli për të gjithë arsimtarët dhe shkollat. Nuk ka nevojë që të tregoni se kush e ka shkruar dhe prej cilit vend e keni kopjuar.

Nëse ky protokoll botohet në mjete të informimit duhet të tregohet se është kopjuar nga sajti www.drinas.eu me qëllim që të mos më akuzojnë mua se e kam vjedhur informatën nga sajti i tyre.