Shpesh njeriu ka vështirësi për të vendosur se si të vishet kur takon një person tjetër për herë të parë. Këtu më poshtë i kam shkruar unë disa këshilla që ndoshta mund të ju ndihmojnë juve, nëse besoni në vetvete.
- Veshni atë që ju pëlqen juve, mos i pyetni të tjerët se çka ju pëlqen atyre.
- Ajo që ju pëlqen juve tregon personalitetin tuaj më së miri.
- Mos e teproni me stoli.
- Veshni stoli që ka rëndësi të madhe për ju, për shembull atë që ju ka dhuruar gjyshi ose gjyshja dhe me të cilën keni kujtesë emocionale. Kjo ju bën që të ndiheni mirë.
- Mos mendoni se personi tjetër ka ardhur për të vlerësuar modën tuaj, por për ju si vajzë, djalë, burrë, grua, shok ose shoqe. Ajo ose ai e ka të qartë se rrobat mund të ndërrohen brenda minutave, por për karakterin tuaj duhen disa vite.
- Nëse jeni femër mos e teproni me lyerje: me krem disa milimetra që e ndryshon ngjyrën e lëkurës suaj natyrale, me buzë që duken trefish më të mëdha, që nuk i përshtaten më formës së fytyrës suaj dhe kur buzëqeshja nuk është natyrale, sepse buzët e reja nuk janë të asaj fytyre më. Ato janë të rreme.
- Nëse jeni femër mos e teproni me parfum dhe nëse je mashkull me kolonjë, njerëzve ju pëlqen ose nuk ju pëlqen aroma natyrale e të tjerëve, aroma e tepruar dhe e pa përshtatshme për erën tuaj të trupit vetëm negativisht ndikon.
- Jepni komplimente tjetrit për atë që ju pëlqen, por mos gënjeni (të tjerët e vërejnë lehtë kur gënjeni, sepse zëri tingëllon ndryshe, sytë marrin formë tjetër, gjaku qarkullon në vende tjera se ndërgjegjja dëshiron të tregoj se është aty. Ata që gënjejnë nuk të shikojnë në sy dhe shpesh bartin syze të errëta për t'i fshehur sytë.
Trupi e tregon gjithmonë atë që e ndien e jo atë që goja e thotë dhe nuk ka lidhje se cilat rroba i keni veshur. Prandaj kujdesuni që të ndiheni mirë me atë që keni veshur dhe atë që e thuani. Kjo është garancia e suksesit gjithmonë.