Drinas

 
Gomari dhe blerësi i tij

Një bujk shkoi në treg për të blerë një gomar, por i tha shitësit se ia kthen gomarin nëse nuk punon si duhet. Për të vërtetuar se a është gomari punëtor e kishte ai një provim për të cilin vetëm pak kohë i duhej. Kështu edhe u pajtuan. Bujku e mori gomarin me vete dhe kur arriti në shtëpi e futi në stallë me gomarët tjerë. Gomari i ri ju afrua një gomari që ishte më i shëndoshi me trup. Ky hante më së shumti dhe punonte më së paku. Bujku e ktheu gomarin tek pronari i mëparshëm dhe i tha se nuk i duhet gomari i tij se nuk është aspak punëtor.

Ky e pyet: “Si e kuptove këtë brenda një kohe kaq të shkurtë, pa e vënë gomarin në punë?”
Ky i përgjigjet: “Nuk pata nevojë që ta shoh duke punuar. E pashë se kënd e zgjodhi për shok!