Drinas

 
Luani dhe frika e tij nga gjeli

Kishte qenë një herë një luan i cili nuk frikohej nga asgjë përpos gjelit. Ai shastisej kur e dëgjonte këngën e gjelit. Një ditë ky i tregon elefantit. Elefanti fillon menjëherë të qeshet. “Si është e mundur të frikohet luani nga gjeli?”

Luani u turpërua që e tregoi këtë ligësi. Por nuk kaloi shumë kohë dhe një mizë fluturoi mbi kokën e elefantit. Elefanti filloi të kërcej poshtë e lartë duke bërtitur: “Nuk dua të më futet në vesh miza, se çmendem pastaj.”

Po të ishim në gjendje të shohim se sa i vogël është ai prej të cilit frikohemi (në situatën në shtetin ëmë në këtë moment) do të na vinte turp se jemi shqiptarë.