
Një ditë dimri ujku ishte uritur në mal dhe zbriti në fshat. Aty e takoi ai një qen dhe pyeti:
“O kushëri. Mos ke bre pak ushqim se nuk kam ngrënë që disa ditë?”
Qeni i përgjigjet: “Puno edhe ti sikur unë dhe ke ushqim të mjaftueshëm pastaj. Unë mund të bisedoj me padronin tim se ndoshta i duhet edhe një punëtor tjetër”.
Ujkut i pëlqei ky mendim. Por duke biseduar më tutje me kushëririn e tij qenin ai e pa se atij i kishin rënë qimet tek qafa dhe e pyeti atë që të tregoj pse.
Qeni ja shpjegon: “Qimet më kanë rënë tek qafa se këtu më lidh padroni që të mos largohem pa lejen e tij. Por mos u brengos se mësohesh pas një kohe edhe ti sikur që jam mësuar unë.”
Ujku u përgjigj: “Jo, faleminderit, kushëri. Unë më me dëshirë vdes nga uria, por të jem i lirë në malin nga gjyshi dhe gjyshja, se sa me bark të ngopur, por i lidhur nga armiku në qafë sikur ti.”