Drinas

 
Sorra dhe lepuri

Një sorrë ishte ulur mbi një degë të lisit dhe nuk bënte asgjë. Një lepur e pa dhe e pyeti se si mund të jetoj ajo pa punuar kurrë. Sorra u përgjigj: “Pse jo. Bujku e mbjell misrin, unë e ha. Bujku e mbjedh grurin unë e ha. Bujku i mbjell frutet, unë i ha. Edhe ti mundesh të kënaqesh duke jetuar me djersën e huaj.”

Lepurit i pëlqei kjo ide. Ai u ul në barë një ditë dhe vendosi që të mos bëj asgjë. Por pas një kohe një dhelpër e pa, kërceu mbi të dhe e hëngri.

Morali: Që të jetosh në luks pa bërë asgjë duhet të jesh më lartë se të tjerët në një shoqëri.