Drinas

 
Vallëzimi i majmunëve

Një mbret i kishte ushtruar disa majmunë që të vallëzojnë. Një ditë vendosi ai që të ju tregojë gjithë popullit mjeshtërinë e majmunëve të tij. Ai i veshi ata me tesha të njerëzve dhe i vëri në tribunë. Sikur që kishte pritur ai ata vallëzonin tani bukur me muzikë.

Pas një kohe njëri nga shikuesit i hodhi në tribunë disa arra. Majmunët e ndalën vallëzimin menjëherë, i shqyen rrobat e veshura dhe filluan të vrapojnë pas arrave.

Kur i jepet shpërblim material të maskuarit, ai tregon shpejtë se kush është. Majmuni mbetet majmun, pa marrë parasysh truqet e ushtuara ose nga titulli dhe pozita e dhuruar në atë vend.