Këtu mund të lexoni mendime të shkruara nga shkrimtari i lashtë kinez Lao Cu (nga shekulli gjashtë, p.k..) në librin Tao (shqiptohet “Dao”). Kjo filozofi quhet gjithashtu “Dao De Çing”.
Ajo që është e njohur për shkrimtarin është se shkaku i korruptimit të qeverisë ai e lëshon punën dhe kthehet në fshatin e tij të lindjes. Aty shkruan ai libra për gjeneratën e re, me qëllim që ata të mos i bëjnë gabimet e njëjta sikur prindërit e tyre, por të jetojnë të lumtur në parajsë.
Tao do të thotë “rrugë” dhe është sqarim për gjithë jetën, prej formimit të galaksisë dhe jetës sonë si njeri në këtë tokë. Por për ta sqaruar saktësisht filozofinë Tao është e pamundur. Lao thotë se po të kishte mundësi që të sqarohej se çka është Tao atëherë Tao nuk do të ishte asgjë. Pasi që Tao është gjithçka nuk mund të gjenden fjalë për sqarim.
Edhe pse Tao përmban aspekte religjioze, mësimet këtu kanë vetëm qëllim edukues dhe filozofik. Përkthyesi është “katundar i thjeshtë” nga fshati Drinas, afër Gjakovës. Ai nuk është pjesëtar i asnjë organizate fetare ose politike.