Drinas

Dhënia e ndihmës së parë

Kur rrëzohet dikush dhe nuk mund të ngritët vetë

  • Mos tento qa ta ngritësh personin menjëherë
  • Qetësoje personin dhe veten. Thuaji që të merr frymë ngadalë e thellë.
  • Shiko lëndimet. Nëse personi ka thyer diçka duhet të qëndroj ashtu dhe aty ku është. Nëse është ftohtë mbuloje me diçka dhe thirre ambulancën.
  • Me rëndësi të madhe është që personi i rrëzuar vetë të bëj gjithçka. Ti vetëm udhëzoje, mos i ndihmo që të ngritët.
  • Nëse personi nuk mund ta mbajë trupin drejtë, jepi diçka ku mund të mbahet vetë.
  • Nëse personi mund të ngritët që të ulet në karrige, jepja karrigen, por le të ulet ai apo ajo vetë.

Nëse e thërret ambulancën tregoju se ku ka rënë personi. Ndoshta edhe zjarrfikësit duhet të vinë.

Djegia

  • Nëse varra nuk është e hapur, vendose atë nën ujë të vakët që rrjedh, më së paku 5 minuta. Pas kësaj pak nga pak ule temperaturën e ujit deri sa të bëhet i ftohtë dhe mbaje më së paku edhe 5 minuta të tjerë. Mos e tepro me ujë të ftohet se varra mund të ftohet tepër. Largoj rrobat të cilat nuk janë të ngjitura në varrë.
  • Mos e lyej kurrë varrën me diçka!
  • Mbuloje pas ftohjes me fashë sterile. Varrën jo të hapur mund ta mbulosh me një pëlhurë të pastër.
  • Mos i jep viktimës as të hajë dhe as të pijë.
  • Nëse viktima duhet të dërgohet në spital, duhet të transportohet i ulur, e assesi i shtrirë. Koka duhet të jetë gjithmonë më lartë se sa pozita e trupit

Rrjedhja e gjakut nga hunda

Rrjedhja e gjakut nga hunda mund të ndodh nga goditja në hundë, nga thithja e ajrit të tharë, nga alergjia por edhe vetvetiu, pa asnjë arsye. Rrjedhja e gjakut mund të ndalet me këto mënyra:

  • Ulu dhe mbaje trupin drejtë që të ngadalësohet qarkullimi i gjakut deri te damarët e hundës
  • Mos e lako kokën prapa!
  • Mbylle hundën me gishtin e madh dhe gishtin tregues, pa zbatuar forcë. Merr frymë me gojë.
  • Nëse pas kësaj gjakosja nuk ndalet thirre ndihmën e shpejtë.

Manovrimi i Haimlihit

Ky manovrim është metoda më e njohur për t’i ndihmuar dikujt të cilit i ka mbetur diçka në fyt dhe i është bllokuar frymëmarrja.

  1. Dil prapa viktimës dhe mbështjelli duart rreth barkut të tij apo të saj. Përkule personin pak para.
  2. Bëje njërën dorë grusht dhe vendose vetëm pak më lartë se kërthiza
  3. Kape grushtin me dorën tjetër dhe shtype fort në abdomen duke e shtyrë përpjetë. Përsërite të njëjtin manovrim derisa personit i hiqet ajo që i ka mbetur në fyt.

Nëse ty të ka mbetur diçka në fyt dhe nuk është askush afër që të ndihmoj, gjeje një karrige ose diçka tjetër ku mund ta mbështetësh dorën dhe bëre të njëjtën sikur që përshkruhet më lartë =

1 thought on “Dhënia e ndihmës së parë

  1. It’s a pity you don’t have a donate button! I’d certainly
    donate to this outstanding blog! I suppose for now i’ll settle for book-marking and
    adding your RSS feed to my Google account. I look forward
    to fresh updates and will talk about this website with my Facebook group.

    Talk soon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *