Gjuha e trupit
Kur flitet për komunikim të mirë, njerëzit shpesh mendojnë se zotërimi i gjuhës mjafton. Kjo nuk është e vërtetë. Përafërsisht 80% i komunikimit është pa fjalë. Me rëndësi është që trupi ynë të mos thotë diçka krejt tjetër kur flasim.
Komunikimi pa fjalë
Për të gënjyer duhet të jesh mjeshtër i fortë. Shumë politikanë gjithë jetën e tyre e ushtrojnë këtë aftësi, por këta materialistë dhe keqpërdorues të pozitës së tyre nuk janë të vetmit që gënjejnë.
Njerëzit pranojnë se mashtrojnë kur komunikojnë me të tjerët: me mesazhe e-postare në 14% të rasteve, 27% kur flasin me njëri tjetrin sy-më-sy, 37% kur flasin me telefon (Hancock, 2007), dhe gënjejnë mesatarisht dy herë në ditë (DePaulo, Kashy, Kirkendol, Wyer, & Epstein, 1996).
Kur mund të kuptojmë se gënjen dikush
Kur shkoni tek shefi dhe i kërkoni që të merrni një ditë të lirë sepse dëshironi të shkoni në varrim të dikujt, nuk mund ta fshihni gëzimin në fytyrë se pasdite jeni të lirë për të shkuar në stadium për të parë ndeshjen e futbollit.
Kur e them këtë më kujtohet kjo shaka i një burri në moshë i cili shkon tek prifti:
Prifti: “Merrni katër limonë të freskët, shtrydhni ata dhe pini lëngun, pa sheqer.”
Burri: “A ma heq mëkatin kjo?”
Prifti: “Jo. Por ju heq këtë të zgërdhirë nga fytyra juaj.”
Stollznow (2011) thotë se trupi nuk di të gënjej: pavetëdijshëm, ai i transmeton mendimet tuaja kur ju i palosni duart, i kryqëzoni këmbët, qëndroni, ecni, i lëvizni sytë ose gojën. Më mirë është pra që të mos tentoni të gënjeni. Tjetri e kupton këtë shpejtë nga gjuha e trupit tuaj.
Ne shumë shpejtë “e lexojmë” fytyrën e tjetrit dhe vendosim se a është mik apo armik, bëjmë vlerësime personale, dhe informohemi për rrjedhën e ndërveprimit (Fowler, Lilienfeld & Patrick, 2009; ten Brinke & Porter, 2009; Willis & Todorov, 2006).
Edhe Darwin (1872) ka treguar se: “Kur një njeri është mesatarisht i zemëruar, ose madje edhe i zemëruar shumë, mund të urdhërojë lëvizjet e trupit të tij, por … ata muskujt e fytyrës të cilët janë më pak të bindur ndaj vullnetit, nganjëherë e tradhtojnë një emocion të lehtë dhe kalimtar.”
Për të përfunduar këtë artikull, ju këshilloj që të mos gënjeni se vetëm veten do ta dëmtoni. Tjetri shpejtë e kupton mashtrimin nga gjuha e trupit tuaj.
Burimet nga literatura
Advances in psychology research (Vol. 74). New York: Nova Science Publishers