Drinas

Puna, shkolla dhe hobi

Një numër i madh i fëmijëve nuk ka dëshirë të shkoj në shkollë. Një përqindje e madhe e të rriturve nuk ka dëshirë të shkoj në punë. Ky është fakt i njohur. Pa vullnet zgjohen shumë njerëz nga shtrati në mëngjes dhe gjëmojnë e ankohen. Edhe gjumi nuk i merr natën si duhet se të nesërmen duhet të punojnë. Nga pakënaqësia edhe familjen e tyre e terrorizojnë. Dita e tyre është mbijetesë, jo jetesë.

Pse e bëjnë njerëzit këtë?

Fëmijët shkojnë në shkollë, sepse ju duhet diploma. Të rriturit punojnë sepse marrin rrogë për të paguar shpenzimet e jetës. Kjo nuk është rrjedhë e natyrshme e jetës, por shtypje nga forcat e jashtme.

Hobi është kënaqësi

Ne kënaqemi kur merremi me hobin tonë. Nuk kërkojmë që të na paguaj dikush për atë. Natyrisht! Hobi është punë për qejf, e jo obligim. E njëjta mund të vlej për shkollën dhe punën.

Mundësitë për nxënësin në shkollë

Nxënësit nuk i lejohet që të vendos vetë, fatkeqësisht. Për këtë arsye shkolla duhet të ndryshohet nga të rriturit, nga ata që janë përgjegjës për atë.

  • Aktiviteti në shkollë – prej shkollës fillore e deri në universitet – nuk duhet të jetë i thjeshtë për nxënësin, por as i vështirë.
  • Nxënësi nuk guxon të vihet nën presion për të mësuar diçka brenda një kohe të caktuar. Çmenduri është se ekziston viti shkollor për nxënësin për të mësuar disa lëndë, por kjo nuk kërkohet nga asnjë profesion tjetër në shoqëri. Prindërit turpërohen nëse fëmija i tyre e përsërit klasën, por nga askush tjetër nuk pritet që brenda një afati kohor të përfundohet diçka. Sa çudi!
  • Qëllimi i shkollës nuk duhet të jetë kalimi i provimit ose marrja e diplomës brenda një kohe të caktuar, por përvetësimi i mirë i diturisë për një profesion në të ardhmen.
  • Nxënësi duhet të ketë autonomi të plotë për të zgjedhur lëndët e shkollës, e jo ministria e arsimit. Le të mësoj nxënësi atë që dëshiron për të ardhmen e tij. Sistemi i arsimit duhet të rrotullohet. Ai duhet të jetë në shërbimin e nxënësit, e jo i politikës në pushtet.
  • Nxënësi nuk duhet të klasifikohet me notë. Ai nuk është mish në kasaphanë. Notat dhe provimet duhet të zhduken nga arsimi, se nuk kanë asnjë funksion me dobi.

Prindërit turpërohen nëse fëmija i tyre e përsërit klasën një vit, por nuk turpërohen nëse udhëheqësit e shtetit të tyre me dhjetëra vite e përsërisin qeverisjen e tyre të pa aftë. Sa çudi!

Këshilla për ty si punëtor

Si i rritur ti ke mundësi që të vendosësh vetë për gjithçka, prandaj:

  • Mos u paraqit se të pëlqen puna që e bën, nëse nuk është ashtu. Kërko punë tjetër. Shko prapë në shkollë, mëso për diçka që të pëlqen. Nëse nuk ke mundësi të shkosh ditën në shkollë, shko në shkolla të mbrëmjes ose të vikendit. Nëse nuk ke asnjë mundësi të shkosh në shkollë përdore internetin për të mësuar për një profesion, e jo për të shikuar fotografitë e publikuara në Facebook. Investimi në dituri të kthehet shumëfish, në lumturinë tënde dhe në kuletë.
  • Puno me njerëz që të respektojnë dhe të cilët ta donë ty të mirën.
  • Mos tento t’i ndryshosh të tjerët në vendin e punës ku nuk të respektojnë. Ndryshoje veten.
  • Mbaje një ditar në punë. Vëzhgo gjërat të cilat nuk të pëlqejnë dhe shkruaj ato. Mos ju trego kolegëve për këtë. Lexoj pastaj këto shënime kur je i qetë dhe mendo se si mund të zgjidhen këto probleme pa konflikt me të tjerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *