Drinas

Relacioni me vetveten

Është më mirë të fitosh një betejë me veten sesa një mijë beteja me të tjerët. Atëherë fitorja është e jotja. Ajo nuk mund të merret prej teje, as nga engjëjt, as nga demonët, nga qielli apo nga ferri.
Buda

Njëra nga mundësitë për të pasur jetë të lumtur është të kesh marrëdhënie të mirë me vetveten. Disa njerëz flasin shpesh keq për tjetrin, por fatkeqësisht shumë njerëz mendojnë edhe më shpesh keq për vetveten. Për shembull ata mendojnë se janë të trashë, të shëmtuar, të vegjël ose ndihen të varfër me llogarinë e tyre të bankës në krahasim me të tjerët. Këta pranojnë që të ju dhurojnë jetën njerëzve tjerë të cilët sipas këtyre i plotësojnë mungesat në jetën e tyre. Këta i quajnë udhëheqës.

Por fakt është se njeriu ndihet i lumtur kur e pranon veten ashtu sikur që është, edhe nëse nuk është i përkryer sipas standardeve të shoqërisë aktuale.

Pamja

Në televizor, në sajte të internetit ose revista tregohen vetëm femra të bukura ose meshkujt me muskuj të fortë. Femrat e lyejnë fytyrën me krem çdo ditë, vetëm sepse e kanë parë në televizor një femër të bukur me fytyrë të lëmuar sikur një vajzë e vogël.

Njerëzit nuk e dinë se fabrikat e kozmetikës vetëm femrat me fytyrë të bukur i përdorin për prodhimet e tyre – dhe i ndreqin këto femra para fotografimit ose incizimit për tu dukur të bukura. Nuk janë bërë këto gra të bukura nga kremi i përdorur, por kanë lindur të tilla.

Natyrisht se fabrikat e dinë se cili trup është i përshtatshëm për cilën reklamë. Në reklamat e birrave nuk tregohen meshkujt e hijshëm, por e kanë fytyrën e parruar, kanë të veshura rroba të këqija dhe janë ulur në kanape para televizorit. Sipas fabrikantëve këta i blejnë birrat, jo “të bukurit”.

Për meshkujt të cilët dëshirojnë të jenë të bukur përdoren muskujt si reklamë. Meshkujt shkojnë gati çdo ditë në palestër për të ushtruar që të duken si aktorët në televizor ose në sajte të internetit. Njësoj sikur për femrat në reklamat e kozmetikës meshkujt shpenzojnë shumë para për të arritur diçka që është e pamundur. Meshkujt me trup të bukur kanë lindur të tillë.

Mos u krahaso me të tjerët

Mos e krahaso vetën me të tjerët, sepse bëhesh xheloz dhe nuk ke respekt për veten. Mos bëj gjëra vetëm sepse të tjerët i bëjnë ato dhe thonë se ndihen mirë. Shiko e dëgjo mirë kur flasin ata që rrisin mendjen dhe do të vërtetosh se sa fat ke pasur që ti nuk je sikur ata.

Njeriu ndihet i lumtur kur e pranon veten ashtu sikur që është, edhe nëse nuk është i përkryer. Askush nuk është i përkryer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *