Këshilla për të shmangur sëmundjet kur udhëtoni në vende me standarde të ulëta higjiene
Kur udhëtojmë, veçanërisht në vende me standarde të ndryshme higjiene apo klimë të nxehtë, shëndeti mund të vihet lehtësisht në rrezik. Sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi, uji apo insektet janë të zakonshme dhe shpesh mund të prishin të gjithë përvojën e udhëtimit. Ky artikull ofron udhëzime praktike dhe të thjeshta për të mbrojtur veten dhe familjen nga infeksionet, duke nisur nga higjiena personale e deri te kujdesi me ushqimin, ujin, ambientet e fjetjes dhe mbrojtja nga pickimet. Ndiqni këto këshilla për të udhëtuar shëndetshëm, të sigurt dhe pa shqetësime.
Higjiena e duarve është më e rëndësishmja
- Lajini duart shpesh me sapun dhe ujë të pastër – veçanërisht para ngrënies dhe pas përdorimit të tualetit.
- Mbani gjithmonë me vete dezinfektues duarsh me bazë alkooli (të paktën 60%).
Shmangni ujin e çezmës
Pini vetëm ujë:
- Në shishe të mbyllura mirë (kontrollo kapakun)
- Ujë të vluar
- Ujë të filtruar dhe të dezinfektuar (me tableta UV ose jodi)
Mos përdorni:
- Ujë të ngrirë në shishe e pastaj të shkrirë
- Ujë të çezmës për të larë dhëmbët
- Akull në pije (mund të jetë bërë me ujë të ndotur)
Keni kujdes me ushqim i cili shitet në rrugë
- Zgjidhni restorante me shumë klientë dhe ambiente të pastra.
- Shmangni ushqimin që ka qëndruar jashtë.
- Hani vetëm ushqim të ngrohtë dhe të sapo përgatitur (ushqimit të cilit i del avulli është më i sigurt, sidomos mishi i pjekur).
Shmangni:
- Mish ose peshk të papjekur ose të pazier mirë
- Fruta të paqëruara dhe perime të papërpunuara (përveç nëse i lani/qëroni vetë me ujë të sigurt)
- Sallatë (ato zakonisht lahen aty me ujë të pasigurt)
- Prodhime bulmeti të papasterizuara
Mbrojtja nga insektet
- Ruajuni nga pickimet e insekteve
- Vishni rroba me mëngë të gjata dhe pantallona, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje.
- Përdorni spërkatës kundër insekteve.
- Flini nën rrjetë mushkonjash
Ilaçe dhe vaksina
- Vizitoni një klinikë udhëtimi para nisjes
- Bëni vaksinat e rekomanduara (p.sh., Hepatiti A, Tifo, Kolera)
- Merrni me vete një paketë mjekësore udhëtimi me:
- Kripëra për rihidratim oral
- Ilaçe kundër diarresë (p.sh., loperamid)
- Antibiotikë për diarre udhëtimi (me rekomandim nga mjeku)
Higjiena në tualet
- Mbani gjithmonë me vete:
- Dezinfektues për duar
- Letër higjienike ose shami
- Pëlhura dezinfektuese
Kujdes me akomodimin (vendin ku qëndroni)
- Zgjidhni ambiente të pastra për fjetje
- Kontrolloni vlerësimet e mysafirëve për pastërti dhe higjienë
- Inspektoni krevatin dhe tualetin kur mbërrini
- Përdorni çarçafë personalë udhëtimi ose thes për fjetje
Këshillë shtesë
Besojini instinktit tuaj: Nëse diçka ju duket e dyshimtë (ujë, ushqim apo higjienë), mos rrezikoni. Jo vetëm që mund të sëmureni shumë, por edhe jeta juaj apo e fëmijëve tuaj mund të jetë në rrezik.