Drinas

Fajësimi i të tjerëve

Nganjëherë në jetë, ne dalim me justifikime të çala, të verbuar nga rrethanat, nga sfidat me të cilat përballemi. Por fajësimi i të tjerëve ose marrja e justifikimeve për sjelljen tonë është humbje kohe, sepse pa marrë parasysh sa faj gjejmë tek të tjerët dhe pavarësisht sa e fajësojmë dikë tjetër kjo nuk do të na ndryshojë, dhe sigurisht nuk do të na ndihmoj në rritjen ose suksesin tonë.

Lexoni këtë tregim për të kuptuar lojën e fajësimit.

Dikur ishte një njeri i pasur që kishte një pemishte të bukur me fiq të shkëlqyeshëm. Ai caktoi dy roje për kopshtin e tij. Njëri roje ishte i çalë dhe tjetri ishte i verbër.

Një ditë roja e çalë i tha rojës së verbër: “Unë po shoh fiq të shkëlqyeshëm. Eja, unë do të hip mbi shpatullat e tua dhe ne do t’i marrim e do t’i hamë ato bashkë”.

Roja i çalë hipi mbi supet e rojës së verbër, i morën frutat e fikut dhe i hëngrën.

Pas ca kohe, pronari i pemishtes erdhi dhe pyeti: “Ku janë fiqtë?” Rojtari i çalë u përgjigj: “A kam këmbë për të ecur?” Rojtari i verbër u përgjigj: “A kam sy për të parë?”

Çfarë bëri i pasuri?
Ai e vendosi rojën e çalë në shpatullat e rojës së verbër dhe i gjykoi të dytë si një.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *