Drinas

Kur vdes dikush që ti e ke dashur, ty të jepet dhurata e “mundësive të dyta”

“Kur vdes dikush që ti e ke dashur, ty të jepet dhurata e “mundësive të dyta”. Elegjia jote është kujtesë se të gjallët mund ta kthejnë jetën e tyre në çdo moment. Ti nuk je i lidhur me të kaluarën, dhe as me atë që ke qenë dikur.

Ndjenjat tua të cilat të kujtohen nga e kaluara nuk janë ato që ti je, por se si e ndije veten në ato momente. Zgjidhjet tua të këqija e kanë përcaktuar të djeshmen, por nuk janë ato që ti je sot. E ardhmja jote nuk ka nevojë që të udhëton në të njëjtën rrugë, dhe me të njëjtët njerëz. Ti mund të fillosh që së pari.

Ti nuk ke nevojë që t’ju kërkosh falje njerëzve që refuzojnë që të dëgjojnë. Ti nuk ke nevojë që të justifikosh ndjenjat ose veprimet tua, shkaku i një periudhe të vështirë të cilën e ke pasur në jetën tënde. Ti nuk duhet t’i durosh njerëzit të cilët janë të pasigurt dhe të cilët dëshirojnë që ti të dështosh. Gjithçka që duhet të bësh është që të ecësh më tutje me pikëpamje pozitive, dhe që të besosh se krijuesi yt ka një plan që është më i madh se pikëllimi yt nga e kaluara.

Njerëzit me vlerë të cilët i ke takuar në jetën tënde nuk kanë nevojë që ju të shpjegosh bukurinë e zemrës tënde. Ata e kanë kuptuar se çfarë është të jesh njeri – një udhëtim me skitë me rrota me emocione gjatë stuhive të shiut dhe diellit, të spërkatura me momente kur pothuajse mund t’i arrish yjet.”

― Shannon Alder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *