Drinas

Respekti për secilin njeri, pa marrë parasysh pozitën e tij

Kasani, mësues dhe murg Zen, kishte shkuar në varrim të kryetarit të komunës. Duke pritur në rend për të pranuar ngushëllime nga njerëzit nga rrethinat tjera erdhi edhe mbreti. Kur ky e pa mbretin duke ardhur për ngushëllime filluan t’i djersiten duart. Menjëherë doli nga rendi dhe shkoi në shtëpi.

Të nesërmen ai i mblodhi nxënësit e tij dhe ju tha se nuk mund të jetë më mësues i tyre, sepse i mungonte trajtimi i njëjtë i të gjitha qenieve njerëzore, qofshin ata qytetarë të rëndomtë apo mbret i vendit.

Tetë vite më vonë u kthye në shkollën e tij. Tani i ndriçuar plotësisht.

Pyete veten se si sillesh ti me të tjerët. Ndoshta je duke bartur maskë. Hiqe atë. Guxo të jesh plotësisht ai që je — gjithkund dhe me secilin. Edhe ti mund të ndriçohesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *