Drinas

Pse kanë pyjet rëndësi për njeriun

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur 21 marsin Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve në vitin 2012 për të festuar dhe rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve.

Të gjitha vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të organizuar aktivitete që përfshijnë pyje dhe pemë, siç janë fushatat e mbjelljes së lisave.

Ja kontributi ynë për këtë ditë, me këtë artikull:

Pse janë pyjet me rëndësi

Kur pimë një gotë ujë, shkruajmë në letër, marrim ilaçe, ose ndërtojmë shtëpi, nuk na shkon mendja tek pyjet. E megjithatë, këto dhe shumë aspekte të tjera të jetës sonë janë të lidhura me pyjet.

1. Ata na ndihmojnë të marrim frymë

Pyjet hedhin në ajër oksigjenin që na duhet për të jetuar dhe thithin dioksidin e karbonit që ne e lëshojmë. Një lis i vetëm i rritur me gjethe, vlerësohet të prodhojë një ditë furnizim me oksigjen për dy deri në dhjetë njerëz.

2. Ata na mbajnë freskët

Duke bërë një tendë për rrezet e diellit, lisat gjithashtu krijojnë oaze jetësore të hijes në tokë. Lisat në qytete ndihmojnë ndërtesat të qëndrojnë të freskëta, duke zvogëluar nevojën për kondicionerë ajri, ndërsa pyjet e mëdha mund të frenojnë krijimin e “ishullit të nxehtësisë” të një qyteti ose i rregullojnë temperaturat vendore. Lisat gjithashtu përdorin një mënyrë tjetër për të luftuar nxehtësinë: ata thithin CO2 që nxit ngrohjen globale.

3. Ata mundësojnë rënien e shiut

Pyjet e mëdha mund të ndikojnë në modelet rajonale të motit dhe madje të krijojnë mikroklimat e tyre. Pyjet e Amazonës, për shembull, prodhojnë kushte atmosferike që jo vetëm që nxisin reshje të rregullta të shiut për toka bujqësore aty afër, por edhe aq larg sa tek Rrafshinat e Mëdha të Amerikës së Veriut.

4. Ata luftojnë vërshimet

Rrënjët e lisave ofrojnë mbrojtje kundër shiut të madh, veçanërisht për zonat e ulëta si fushat e lumenjve. Ata ndihmojnë tokën të thithë ujin, duke zvogëluar humbjen dhe dëmtimin e dheut duke e ngadalësuar rrjedhën e ujit.

5. Ata mbushin ujëmbajtësit

Pyjet janë si sfungjerë gjigantë, të cilët thithin rrëkenë në vend që ta lënë atë të shpërndahet në sipërfaqe, por ata nuk mund ta thithin të gjithë ujin. Uji që kalon rrënjët e tyre derdhet në ujëmbajtësit, duke rimbushur furnizimet e ujërave nëntokësore të cilët janë të rëndësishëm për pirje, higjienë dhe ujitje në gjithë botën.

6. Ata ju ndihmojnë bujqve

Bujqësia pranë pyjeve ka shumë përfitime. Në pyje jetojnë zogjtë të cilët në ara me perime dhe pemë i hanë insektet dëmtuese, ose hutat të cilët i hanë minjtë.

Lisat shërbejnë gjithashtu për ngadalësim e erës, dhe mbrojnë të mbjellat e ndjeshme ndaj erës së madhe.

Ngadalësimi i erës së madhe ju ndihmon edhe bletëve që të fluturojnë më lehtë gjatë pllenimit.

7. Ata pastrojnë tokën e ndotur

Përveç mbajtjes së tokës që të mos lëviz, pyjet gjithashtu i pastrojnë shumë ndotës. Lisat mund t’i izolojnë lëndët helmuese ose i bëjnë ato më pak të rrezikshme. Kjo është një aftësi e dobishme, duke i lënë lisat të thithin tejmbushjen e ujërave të zeza, derdhjet skaj rrugës ose rrjedhjet e ndotura.

8. Ata e pastrojnë ajrin e ndotur

Ne përdorim bimë shtëpie për pastrimin e ajrit, por nuk duhet t’i harrojmë pyjet. Ata mund të pastrojnë ndotjen e ajrit në një nivel shumë më të madh, dhe jo vetëm CO2. Lisat thithin një numër të madh të ndotësve të ajrit, duke përfshirë monoksidin e karbonit, dioksidin e squfurit dhe dioksidin e azotit. Lisat vlerësohet se shpëtojnë shumë jetë të njerëzve në vit dhe disa miliardë euro në kostot e kujdesit shëndetësor, vetëm duke hequr ndotësit nga ajri.

9. Ata janë zhurmëmbytës

Lisat janë pengues së zhurmës. Këtë e bëjnë lisat me shushurimën e gjetheve të tyre. Vetëm disa lisa në pozita të mira mund të zvogëlojnë zhurmën e mjedisit me 5 deri në 10 decibel, ose rreth 50% që dëgjohet nga veshët e njeriut.

10. Ata na shërojnë

Vetëm ecja në pyll mund të ofrojë përfitime shëndetësore, duke përfshirë lehtësimin e stresit, uljen e presionit të gjakut dhe forcimin e imunitetit. Lisat lëshojnë përbërje ajrore të cilat nxisin trupat tanë të rrisin qelizat të cilat i sulmojnë infeksionet dhe mbrojtjen nga tumoret.

Për arsimtarët: këtu mund ta shkarkoni falas këtë artikull si dokument PDF, për përdorim në mësimet tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *